As lexuesit e “Markës” nuk besojnë Realin: Barça, kampion!

Gazeta është e Madridit dhe tepër pranë Realit. Gjithsesi, “Marka” nuk është aq tifoze sa të fshehë gjërat që mund të mos i pëlqejnë, siç ishte sondazhi i saj lidhur me përfundimet e sezonit që po nis. Kush do të dalë kampion, ishte njëra pyetje, dhe tifozët që padyshim më së shumti janë të Realit, i dhanë gati 54 për qind të shanseve Barcelonës. Jo vetëm kaq, por vendi i dytë sipas tyre i takoi Atletikos me 21 për qind, ndërsa Reali doli vetëm i treti me 19 për qind.

Kush do të shkojë në Champions, ishte pyetja tjetër, dhe më shumë vota, 24,.62 për qind sërish mori Barcelona, me Realin të tretin me 22.75 për qind.

Kush do të jetë shënuesi më i mirë, ishte pika tjetër e sondazhit, dhe këtu diferencë ishte e frikshme (në mungesë edhe të Kristiano Ronaldos). Lionel Mesi mori 71 për qind të votave, duke qenë i dyti Diego Kosta me 7 për qind, Luis Suarez me 5, ndërsa më i miri i Realit, Garet Bejl, doli i katërti me vetëm 4.11 për qind.

Sfidanti.al