Arroganca e shëmtuar e padronit, Inzagi pse nuk ikën nga Lacio?!

Po kërcënojnë botën me gjyqe, por nuk mund t’i shpëtojnë figurës së keqe që kanë bërë. Drejtuesit e Lacios, saktësisht presidenti Lotito është kapur “mat” nga mediat, të cilat i nxorrën të palarat, duke publikuar një telefonatë të përgjuar (me kamera telefoni), ndërsa i bërtiste trajnerit të tij, Simone Inzagi.

“Ti gjithnjë ankohesh për gjithçka, mbete duke u ankuar”, – ishin fjalët e tij, ndërsa vidon me zë dhe me figurë e botoi së pari gazeta e Romës, “Il Mesaxhero”. “Simone, vendos unë, nuk vendos ti, – ishin fjalët e tjera arrogante të presidentit ndaj trajnerit, – po ta them në çdo lloj forme, por t’i vetëm ankohesh. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë sesa të tjerat”.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Simone Inzagit pas këtij “shkarkimi” të presidentit, por trajnerët me karakter ia përplasin “bosit” në fytyrë dhe largohen, siç bëri Fatih Terimi me Berluskonin, apo siç kanë bërë Fergusoni e të tjerë. Lotito ndoshta “fluturon mbi re”, por kushdo e di se Lacio nuk ka ekip më të mirë sesa Juventusi, Napoli apo Interi, për më tepër ka pasur probleme dëmtimesh me Luis Alberton, Imobilen, Strakoshën, Marushiçin, Berishën apo Luiz Felipen.

Sfidanti.al