“Armiqtë më të mirë”, Mesi e Bartomeu duan titullin e radhës!

I pari ka nevojë për mbështetje në fushë, pasi nuk mund të fitojë i vetëm. i dyti, ndërkaq, ka nevojë për sukseset e yllit të tij më të madh, dhe të skuadrës, për të mbajtur postin, qoftë edhe për pak kohë. Lionel Mesi e Zhozep Bartomeu mund të jenë kundërshtarë (prej vërteti!), por gjithashtu janë të detyruar të luftojnë për të njëjtën kauzë, për triumfin e Barcelonës, ndaj mund të quhen “armiqtë më të mirë”.

Relatat mes tyre nuk janë aspak të mira, pas gjithçkaje që ka ndodhur këta vjet, sidomos tani së fundmi, me skandalet në shtyp dhe kritikat e hapur atë kapitenit për drejtuesit. Gjithsesi, synimi është titulli kampion në La Liga, që do të ishte i treti radhazi nëse fitohej. Mesi dëshiron të mbërrijë e të kalojë rekordin e Fransisko Gentos (Hentos) që ka 12 tituj, me argjentinasin që ka 10 dhe mund të fitojë të 11-in. Padyshim, dëshiron edhe Championsin e 5-të që të barazohej me Kristiano Ronaldon e të mbetej vetëm 1 trofe prapa Gentos.

Sot në mbrëmje, në orën 22:00, Barcelona luan në fushën e Majorkës ku duhet të fitojë për t’u shkëputur në 5 pikë nga Reali. Trajneri Kike Setien thotë se Mesi mund të luajë 90 minuta pasi i kaloi problemet fizike, ndërsa Luis Suarezi është gati, por stafi teknik nuk dëshiron ta rrezikojë.

Sfidanti.al