Ançeloti kthehet sërish tek Hysaj, e merr në Champions me Napolin!

Emra të rëndësishëm kanë mbetur pas në ekipe të tjerë, si Manxhukiç, Emre Xhan apo Kielini tek Juvja, por jo shqiptari i Serisë A. Elseid Hysaj u zgjodh nga trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, në listën e lojtarëve për fazën e grupeve në Champions, dhe ky ishte një sukses jo i vogël për mbrojtësin e djathtë. Shkodrani, me numrin 23, u quajt i rëndësishëm, dhe duket se lënia jashtë formacioni deri tani ishte e lidhur më së shumti me një transferim të mundshëm sesa me pakënaqësi të trajnerit ndaj Hysajt. Mbrojtësi i djathtë dëshironte të largohej, por nuk u arrit një lëvizje e tillë, edhe pse pati interesim nga disa klube.

Në listë për kupat kontinentale edhe portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha. Lacio do të marrë pjesë në Ligën e Europës, dhe trajneri Inzagi ka zgjedhur lojtarët më të mirë, ndërsa ka mbetur jashtë një lojtar me origjinë shqiptare, si Riza Durmishi.

Sfidanti.al