AFP zbulon frikën izraelite  në Shqipëri..përtej futbollit

I pyetur nga agjencia AFP në Jeruzalem, një zëdhënës i Federatës izraelite ka konfirmuar ndryshimin e stadiumit për ndeshjen Shqipëri-Izrael: “ Shqipëtarët, ne dhe FIFA kanë marrë paralajmërime për një sulm terrorist”.

Por, sipas gazetës zvicerane “Le matin”, një i brendshëm nga zyra e prokurorisë së Prishtinës i ka thënë AFP-së,  pa dhënë detaje tepër të hollsishme, se grupi kriminal po planifikonte edhe sulme ndaj Intitucioneve në Kosovë.  Në komentin e gazetës thuhet se Shqipëria është një vend me shumicë muslimane dhe prej disa vitesh është bërë strehë e disa besimtarëve radikalë nga Siria dhe Iraku.

Nga 2012 deri më 2014- sipas komentit- është krijuar një raport i tillë midis xhihadisteve dhe popullates, saqë që e bën këtë vend më të goditurin nga ky fenomen në krahasim me popullsinë prej 2,8milionë banorë.