A lihet Mesi jashtë formacionit të Championsit? E bën “Frans Futbolli”

Janë katër lojtarë të Realit dhe katër të Juventusit, por edhe pse “autobusi” ka edhe 3 vende të tjera, më i madhi futbollist i botës është lënë jashtë. Revista e shquar franceze, “Frans Futboll”, krijuesja dhe organizatorja e Topit të Artë, mendon se Lionel Mesi nuk duhet të jetë pjesë e formacionit më të mirë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Edhe pse ylli i Barcelonës ka shënuar 11 gola, vetëm 1 më pak se Ronaldo, sërish në ekipin e vitit e ka vendin vetëm në stol. Besohet se ka luajtur rol fakti se Barcelona u eleminua në çerekfinale nga Juventusi, dhe se Mesi nuk arriti të shënonte asnjë gol në 180 minuta.

Formacioni i vitit në Champions i “Frans Futbollit” është ky: Bufon, Marselo, Sergio Ramos, Bonuçi, Dani Alvesh, Fabinjo, Lemar, Modriç, Dibala, Ronaldo, Nejmar. Trajner i kësaj skuadre është zgjedhur natyrisht, Zinedin Zidan.

Ndër lojtarët e stolit janë Mesi, Ter Shtegen, Mbape, Kielini, Kedira, Benzema, Manxhukiç.

Sfidanti.al