Ashensori kuqezi, De Biazi po ulet, ndihmësi i tij, Tramezani po..ngjitet

Ngritja vertikale e ndihmesit te De Biasit, Paolo Tramezani, duket shume e çuditshme dhe vlen per t’u analizuar me kujdes. Mund te pyetet: pse na duhet te analizojme e te shkruajme  per asistentin e De Biazit? Po gatuhet një “gjellë kuqezi”,shija e së cilës ka rrezik për shëndetin .E dini se cili eshte ndihmësi i Ventures në Itali? Apo kush eshte asistenti i kujtdo ekipi tjeter kombetar??? Nuk i njohim, sepse nuk jane pjese e mediatizimit edhe pse jane profesioniste, ndofta dhe me te zote se Paolo ynë. Dhe fati i ndriti kaq shpejt, sa te befason.  Nga një anonim perpara 4 viteve, ne  momentin e pare qe eshte prezantuar stafi italian, Tramezzani ka patur nje pozicion shume periferik, pasi asistenti direkt i De Biasit, ka qene nje italian tjeter i larguar tashme.

Tramezani, për ata që ndjekin programet italiane, vinte nga nje emision qe bente Gene Gnoki, ku ky bente te ftuarin e lumtur, si një asist për humorin e Genes. Por këtu ka edhe një sekret të vogël: Menaxheri i tij per pjesen televizive eshte i njejti qe menaxhon daljet televizive te De Biasit. Kjo ka qene pika e lidhjes dhe sebepi qe Tramezzani te behej pjese e stafit te ekipit kombetar.

Fillimisht i paperfillur edhe financiarsht nga Federata dhe De Biasi, fale aftesive te tij konformiste dhe i perkulshem, Tramezani u gdhi para nje viti,Drejtor Teknik i Federates se futbollit dhe njekohesisht asistenti i De Biasit. Një gradim pa sens, ngaqë Drejtori teknik normalisht eshte ne oponence teknike me trajnerin e ekipit kombetar, po ku diskutohet kur e ka vendosur vetë “mbreti”.

Shprehja e famshme ” Presidentet e futbollit jane njerezit e vetem te autorizuar te mos marrin vesh nga futbolli ne nje klub ose federate “, rezonon shume e vertete ne kete rast.  Edhe ne shume raste te tjera vendime e gabuara te presidentit te “pagabueshem” Duka, janë paraqitur si terapi shpetuese. Dalja e tij neper media, pompimi  si ylli ne ngritje dhe prapaskena që e zbulon si pasues të  De Biasit në stol, tregon se loja e pasaportës shqiptare s’është vetëm një trill financiar. Ka kohë që ka nisur ngulitja intensive tek  opinioni futbollistik në lidhje me zotesite e Paolos. Ndaj  shefi i madh, do ta sjellë ne stolin e ekipi A dhe De Biazi po shikon para syve të tij se si ndihmësi po ngjitet në ashensorin kuqezi, mu para syve të tij.

Flitet me recetë të gatshme për sukseset e tij si drejtor teknik ne FSHF, sidomos gjate ketij këtij viti,,për lojtaret qe ka ne fokus dhe talentet qe po ndjekin. E verteta eshte krejt ndryshe, dhe ajo zbulon se kur ka qënë ai drejtor teknik, ekipet kombetare te moshave kane patur rezultatet me te dobeta ne keto 10 vite. Dhe ky “strateg” i zbuluar nga shefi, ka dorë të ngrohtë edhe ne perpilimin e listave dhe afrimin e lojtareve, kryesisht nga Italia sepse aty i ka edhe interesat e tij. Kemi humbur me Maqedonine me U-17,  gje qe nuk na ka ndodhur edhe ne ditet me te veshtira. Por në mjedisin tonë zyrtar ka një peshore tjetër, dhe as që flitet për  matje te performances apo ngritje ne karriere ne baze te meritave dhe kontributit.

Formula është magjike po te jesh brenda skemave te Dukes dhe te tijeve. Po te jesh i bindur dhe te besh ate qe te kerkohet, edhe kur eshte ne kundershtim me profesionin dhe ne dem te futbollit. Dhe kete e ben per një rrogë “simbolike” prej 10 mije euro ne muaj. Apo kur mendon ato 3-4 dite ne muaj prezence ne Shqiperi. Me mire se kaq nuk ka se ku te shkoje per Tramezzanin, duke pare se nga vjen dhe cfare ka bere deri tani.  Edhe pse pas ndeshjes se kesaj te shtune me Israelin, De Biasi tregoi qe nuk eshte edhe aq kokeforte kur i kerkohet te luaje me 3 sulmuesë duke ulur “mbathjet” në mbrojtje, perseri nuk jane te kenaqur nga Xhani, në raport me besnikerine qe mund t’i ofroje Tramezzani.  Besnikeri që tejkalon kufirin e përuljes, kur ne emisionin e Rai 2,  e permend presidentin Duka si hero, si vizionarin e futbollit që vetëm po ngjitet, si ai vetë. Dhe ne rruge te mbare jemi, si te mos na mjaftonin manipulesit tradicionalë, në skenë thirret edhe italiani, ai që mbiquhej “ magjistari taktik”. Ndofta duhet një mendje e ndritur, e tillë, që të analizojë këtë mrekullinë e fundit me Izraelin..

Sfidanti.al