Vetvetja Murinjo, humori i trajnerit është garanci titujsh për Junajtidin

Ka ditur gjithnjë të bëjë shaka dhe të tregohet i sigurt në vetvete, shenjë e qartë e inteligjencës dhe aftësisë profesionale. Zhoze Murinjo, pavarësisht antipatisë që shkakton shpesh herë (me të drejtë), mbetet një ikonë e futbollit dhe pritet që Mançester Junajtid të fitojë trofe të tjerë këtë sezon, edhe falë humorit natyral të trajnerit të tij. E tregoi veten në sjelljen e fundit ndaj Xhesi Lingardit, njërit prej lojtarëve më të mirë të ekipit gjatë kësaj faze përgatitore.

Zhoze e pa Lingardin duke dhënë intervistë për televizionin e klubit, MUTV, dhe i shkoi pranë duke e ndërprerë. “Ai nuk di të shënojë gola, por di të japë intervista, – ishin fjalët e trajnerit, – ai shënon një gol dhe jep intervistë”. Murinjo e ruajti seriozitetin, edhe pse po bënte shaka, ndërsa Lingard, lojtar i akademisë së Junajtidit, qeshi me të madhe. Më herët, Zhoze ka bërë “truke” të tilla me Guardiolën, Ibrën apo Ronaldon, ndërsa këtë sezon ka premtuar se do të luftojë për titullin kampion në Premier Ligë, titull që e ka fituar tri herë me Çelsin.

Sfidanti.al