“Shfaqje të huaja” edhe në Emiratet, burg për fanelën e Barçës!

Dikur në Shqipëri ishte e pamundur të kishe fanela të skuadrave perëndimore apo albume me fotot e tyre. Po flasim vetëm për nja dy nga “shfaqjet e huaja” të shpikura në 1973, por kjo kulturë duket se nuk paska qenë dhe nuk është “endemike” shqiptare (nuk ka sesi). Në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të bësh burg nëse gjendesh i veshur me fanelën e … Barcelonës. Kjo, pasi Barça ka sponsor kompaninë ajrore të Katarit, ndërsa Emiratet dhe disa vende të tjera të Gjirit Persik i prenë marrëdhëniet me këtë vend, pas akuzave për mbështetje terrorizmi. Qeveria në Emirate është treguar “zemërgjerë”, pasi të kërkon 120 000 euro gjobë (në monedhën vendase, natyrisht), dhe vetëm po nuk i pate këto para (sa veta mund t’i kenë?) atëherë futesh 15 vjet në burg.

Sfidanti.al