Radhë e gjatë për fanellën e Iniestës

Ndeshja me Spanjën, na kujtoi ndeshjen miqësore me Argjentinën, atëherë kur kapërcyem oqeanin, për të bërë një ndeshje anonime, që mbahet mend vetëm për një detaj, pasi ra bilbili u krijua radhë për t’I kërkuar fanellën Mesit. Edhe tani me Spanjën, radha ishte për Iniestën. Donin dhe politikanët që ishin në tribunë, donin edhe futbollistët që lëshuan hije në fushë. Iniesta nuk dinte kujt t’ia plotësonte dëshirën, por në ndihmë i erdhi Alkantara:

“ Dikush nga ju të marrë edhe topin si kujtim, sepse pas loje, ju takon juve!”