Një holandez që tregon anektoda për Interin

Andi Van der Meyde, holandezi që ka luajtur me Interin në sezonin 2003-4, ka dhënë një intervistë për SportMediaset, në të cilën ka treguar disa anektoda për klubin milanez.  Në kohën që ka luajtur ai me Interin, trajner ka qënë Hektor Kuper dhe drejtor sportiv ka qënë Branka.

I ka mbetur në mend një episod që e kujton edhe sot: “ I dua shumë tifozët e Interit. Por situata në fushë dhe në dhomat e zhveshjes më kujtojnë kohën tonë, kur arrita tek Interi më 2003. Në ditën e parë të stërvitjes, Kuper më pa dhe më pyeti: “ Po ti, cili je. Nuk më kishte blerë ai, ishte Branka që kishte bërë operacionin. Por edhe me të kanë ndodhur gjëra jo fort të këndshme. Pas një ndeshje ku ka plasur polemika dhe trajneri ishte vënë me shpatulla pas murit,  dhe iu vërsul Brankës me fjalët: “ S’ke për ta bërë më ti formacionin”.