Zhoao Feliks për suksesin e tij: Më ka ndihmuar me vajzat, më dërgojnë foto nudo

Zhoao Feliks është shndërruar në yllin e futbollit për vitin 2019. Futbollisti i benfikës, edhe pse është 19 vjec, është kthyer në dëshirën e madhe për shumë klube të rëndësishme Evropiane. Kjo do të thotë që për adoleshentin portugez kjo verë do të jetë shumë intensive, ndërkohë që 19 vjecari tregon anën më personale të tij deri në këtë moment.

Feliks shpjegon sesi suksesi i tij është reflektuar edhe në rrjetet sociale e sidomos në lidhje me raportet me vajzat me këto të fundit që sic tregon lojtari e kanë bombarduar në të gjitha profilet e tij me fotot e tyre, madje disa prej tyre janë edhe nudo

‘Suksesi më ka ndihmuar shumë me vajzat-tregon Zhoao Feliz që në Instagram ka rreth 500 mijë ndjekës-në rrjetet sociale më dërgojnë foto, madje në disa prej tyre ato janë lakuriq’
Por pavarësisht flirteve sociale, Feliks duket se i ka të qarta idetë përsa i përket jetës sentimentale.

‘Nuk po kërkoj që të kem të dashur, jam ende shumë i ri dhe kam kohë për këtë-tha Zhoao Feliks.

sfidanti.al