Zgjerohet familja Kutinjo, Aine sjell në jetë vogelushen Esmeralda

Filipe Kutinjo ka një motiv më shumë për të festuar këtë fundviti. Ditën e premte bashkëshortja e tij Aine solli në jetë fëmijën e tyre të dytë, vogëlushen Esmeralda, një gëzim të cilin mesfushori brazilian i Barcelonës preferoi ta ndajë me të gjithë fansat e tij në rrjetet sociale ku publikoi edhe lajmin.

Në profilin e tij në Instagram, në rubrikën Stories, Kutinjo postoi një foto ku shfaqen datat e lindjes së dy fëmijëve të tij dhe një mesazh falenderimi ndaj Zotit. Kutinjo për shkak të lindjes së vajzës së tij Esmeralda nuk udhëtoi drejt Brazilit për festat e Krishtlindjes dhe për këtën aryse ai u grumbullua me skuadrën në seancën e radhës stërvitore së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

sfidanti.al