Zemërarti Uejd; shpenzon 100 mijë Euro në blerje orësh për punëtorët e tij

Duejn Uejd po përjeton verën e tij të parë jashtë parketit të basketbollit. Ish basketbollisti i Miami Heat fitues i 3 titujve në NBA u tërhoq nga basketbolli sezonin e kaluar duke nisur jetën e re të ish sportistit dhe një prej vendimeve të para të tij në këtë aspekt ishte t’u shprehte mirënjohjen punonjësve të tij duke iu dhuruar orë luksoze duke shpenzuar rreth 100 mijë Euro për to.

Ditën e mërkurë, Uejd i coi 14 punonjësit e tij në restorantin Seaspice Brasserie and Lounge në Florida për një drekë dhe i surprizoi duke iu dhuruar orën Rolex që sipas ‘Page Six’ kishin vlerë që varionin nga 5400 në 9000 Euro secila. Në një prej imazhet e kësaj dreke që u publikua, Uejd tashmë 37 vjecar dukej shumë i lumtur së bashku me persona të tjerë të ekipit të tij të cilët me krenari treguan kutitë që mbanin këto orë luksoze.

sfidanti.al