Xhesika, nga gruaja e një kampioni, në kampione interneti!

Është e martuar me ish-futbollistin e Bajernit, Diego Kontento, por ka një karrierë të sajën. Xhesika Kontento ka qenë në krah të Diegos në 2013 kur burri i saj fitoi Championsin, por ajo ka gjetur rrugën e saj në jetë për të qenë një kampione. Gruaja 28-vjeçare ka krijuar në vitin 2017 një platformë në internet, të quajtur “Izi Tutor” (Easy Tutor), për të ndihmuar studentët në studimet e tyre, dhe jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Me këtë rrjet bashkëpunojnë 3 000 studentë dhe 700 mësues. Po ashtu, Xhesika bashkëpunon me 5 klube të Bundesligës si Bajernin, Unionin e Berlinit, Frankfurtin, Leverkusenin dhe Dyseldorfin, duke i furnizuar me material filmik që u duhet.

Sfidanti.al