Vozniacki gjen njeriun e zemrës në orbitën e NBA-së

Caroline Wozniacki, tenistja daneze, është në lidhje me basketbollistin e San Antonio Spurs, David Lee

Tashmë është zyrtare, Caroline Wozniacki konfirmon lidhjen me basketbollistin amerikan të San Antonio Spurs, David Lee.

Tenistja daneze, e cila tre vjet më parë u nda nga golfisti Rory McIlroy, ka arritur të gjejë dashurinë e momentit dhe bëhet fjalë për David Lee.

Ajo postoi në Snapchat një foto me trëndafilat e dhuruar nga i dashuri i saj në ditën e Shën Valentinit duke theksuar se është një femër me fat që ka njohur një njeri të tillë.