Van de Beek feston kalimin te Manchester United me një makinë 164 mijë Euro

Donny Van de Beek feston kalimin te Manchester United duke i bërë dhuratë të mirë vetes së tij dhe bëhet fjalë për një makinë Range Rover SVAutobiography me vlerë prej 164 mijë Eurosh.

Lajmi u bë i ditur nga tabloidit britanik ‘The Sun’ që publikoi edhe një imazh të koncesionarit Guy Salmon në Cheshire ku shfaqet edhe ky model makine me emrin e Van de Beek me një ‘ndryshim’ të vogël pasi emri i tij ishte shkruar ‘Van der Beek’.

Futbollisti ka blerë një makinëme potencë të motorit prej 500 kuaj/fuqi, avangard në dizajn dhe me një linjë elegante që bashkon luksin me komoditetin.

Sfidanti.al