Usain Bolt së shpejti do të bëhet baba; do vijë në jetë fëmija më I shpejtë në botë.

Usain Bolt do të bëhet baba për herë të parë. Është vetë legjenda e atletikës botërore që bëri të ditur lajmin në profilin e tij në rrjetet sociale teksa postoi një foto të së fejuarës së tij shtatzënë, Kasi Benett me të cilën është në një lidhje sentimentale që nga viti 2014.

‘Dua të bëj të ditur se po vjen në jetë një mbret ose një mbretëreshë-shkruante në postimin e tij rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m

Usain Bolt u tërhoq nga garat e atletikës në vitin 2017 dhe tentoi të bëjë një jetë të dytë sportive atë të futbollistit pikërisht me skuadrën e Central Coast Mariners. Por fituesi I 8 medaljeve të arta olimpike dështoi në këtë objektibv të tij  duke mbetur disi I zhgënjyer. ‘ Ishte një ëndërr e bukur për aq sa zgjati-deklaroi kohë më parë Bolt, që tani do të duhet të fokusohet te rritja e fëmijës së tij për t’I dhënë botës  së atletikës ndoshta një Bolt tjetër.

Sfidanti.al