Uill Smith i bën surprizë Nejmarit, braziliani: Një prej ditëve më të bukura në jetë

Nejmar nuk po përjeton momentet më të mira të Paris Sën Zhermen, pasi sulmoi një tifoz pas humbjes në finalen e Kupës ndaj Rennes, ndërkohë që ditët e fundit për pak sa nuk u kap me grushta me Julian Draksler. Por kjo e mërkurë i rezervoi brazilianit një surprizë që ia bëri më të gëzueshme ditën

Nejmar takoi aktorin e njohur amerikan Uill Smith i cili ndodhet në Paris për promovimin e filmit ‘Aladdin’ ku ai interpreton Gjeniun e Llampës. Nejmari ishte duke folur në telefin në momentin e mbërritjes së Uills Smith dhe reagoi si mundi kur takoi idhullin e tij.

‘Një prej ditëve më të bukura të jetës sime. Ishte një kënaqësi që të takova Uill Smith-shkruante Nejmar në profilin e tij në Instagram ku postoi edhe një foto e video të momentin kur Uill Smith u paraqit në dhomën e tij’.

sfidanti.al