Tronditet Anglia, Barkli i Evertonit goditet me grushte në pab!

Mund të jesh futbollist profesionist, mund të jesh milioner, por nuk je gjithmonë i sigurt. Të freskëta janë rastet e sulmeve edhe me plumba, ndërsa Anglia të paktën u trondit nga një sulm me grushta. E pësoi Ros Barkli, lojtari i Evertonit, ndërsa ishte të dielën në një bar të Liverpulit, pak orë pas ndeshjes ndaj Leisterit. Kamerat e lokalit kanë kapur momentin që Barkli ka shkëmbyer fjalë me një njeri në pab, dhe më pas, papritur, është goditur me tre grushta duke u rrëzuar edhe përtokë. Sulmi ishte i paprovokuar dhe Barkli ndoshta nuk e priste, ndaj u zu në befasi.

Nuk dihen hollësitë e asaj që ndodhi, veçse ditën e sotme, Barkli është stërvitur normalisht me skuadrën, ndërsa avokatët e tij kanë bërë publik ngjarjen. Me siguri, mesfushori do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, por ky ishte rasti i dytë me probleme i tij, pas kërcënimeve që mori në 2014 nga një njeri i dënuar për pjesëmarrje në tregtinë e drogës, me emrin Sam Uolker.

Sfidanti.albarkli2