Tomas Myleri dhe Liza e mundin kancerin edhe tek … qeni i shtëpisë!

Kanë dy kafshë të tilla dhe njëra prej tyre u detyrua të kalonte nëpër sallën e kirurgut për të shpëtuar jetën. Fjala është për qenin e llojit Labrador, Miki, që është pjesë e familjes së Tomas Mylerit dhe Lizës. Gruaja e yllit të Bajernit njoftoi në rrjetet sociale se qeni ishte ndjerë keq, se kishin bërë analizat MRI, dhe kishte dalë kancer në kocka, por për fat vetëm në njërën këmbë. Atëherë, kirurgu u detyrua t’i priste “Miut” (Mikit) njërën këmbë, veçse Liza deklaroi se qeni ndihet shumë mirë edhe me 3 gjymtyrë, dhe vrapon fort. Pra, ai nuk dorëzohet as kështu, një tifoz i vërtetë i Bajernit.

Sfidanti.al