Tifozi ‘I thekur’: Çova gruan të lindë në Belgjikë për të quajtur djalin ‘Feyenoord’

Cfarë nuk bëhet për dashurinë e skuadrës së zemrës. Futbolli njeh shumë histori të cmendura që lidhen me të dhe disa prej tyre kanë të bëjnë me emra fëmijësh pak të vecantë dhe nuk bëhet fjalë për emra futbollistësh të preferuar, por për atë të skuadrës së zemrës. Një shembull është fenomeni I shfaqur në Argjentinë ku para dhe pas Kupës Libertadores të fituar në finalen me Boca Juniors, u shfaqën një sërë emra bebesh ‘River Plate’. Në Itali është Viviano që e ka quajtur vajzën e tij Viola në nder të Fiorentonës, por cudia më e madhe ka ndodhur në Vendet e Ulëta me protagonist një tifoz të Fejnordit I cili organizoi dicka të vecantë për lindjen e djalit të tij në mënyrë që t’I vinte emrin e skuadrës së tij.

Vetë tifozi tregon gjithcka në një intervistë radiofonike duke theksuar se ligji në Vendet e Ulëta nuk e lejojnë vënien e emrave të tillë te fëmijët e sapolindur, kështu që atij nuk I mbetej gjë tjetër vecse të shkonte në një vend tjetër edhe pse vetëm për të sjellë në jetë fëmijën e tij.

‘Në Vendet e Ulëta kjo nuk lejohet, kështu që e cova bashkëshorten time në Belgjikë për të lindur në mënyrë që ta quaja djalin tim Feyenoord-tha tifozi. Më saktë emri I fëmijës është Bryan Feyenoord. Është kjo një histori që ka ndodhur në fillim të viteve 2000 dhe që mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë.

Në të vërtetë, tifozi në fjalë donte t’I vinte djalit emrin e një futbollisti, Leonardo, si Leonardo Santiago, sulmuesi Brazilian I skuadrës holandeze. Por edhe në këtë rast kishte një problem.

‘Kur kishin mbetur vetëm pak ditë para lindjes së djalit, në radhët e Fejnordit ishte Leonardo Santiago. Dhe shumë persona që njoh I kanë vënë fëmijëve të tyre këtë emër-vijoi rrëfimin e tij tifozi.-cfarë ndodhi më pas? Lojtari iku, por fëmijëve u kishte mbetur emri I tij. Dhe në këtë moment mendova se kjo nuk do të më ndodhte as mua’.

E  për më tepër, I njëjti tidoz deklaron se është babai I tifozit të vogël të famshëm të Fejnordit që u tregonte gishtin e mesit kundërshtarëve të tij, në fund të fundit ai Fejnordin e ka në ADN.

Sfidanti.al