Theo Hernandez, goli më i bukur është…Elisa

Theo Hernandez po përjeton një moment vërtet të artë. Futbollisti po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me fanelën e Milanit dhe tani ka gjetur edhe qetësinë personale pas ndarjes me të dashurën e tij Adriana Pozueco. Mbrojtësi francez i krahut në fakt duket se ka gjetur një dashuri të re dhe ajo që i ka rrëmbyer zemrën atij është bukuroshja Elisa De Panicis, modele dhe influencer që sapo u eliminua nga reality shoë ‘Grande Fratello VIP’.

ishte gazetari dhe moderatori Alfonso Signorini ai që zbuloi këtë histori dashuroe mes Theo Hernandez dhe Elises. ‘Zemra e Elisës rreh për një mbrojtës krahu të Milanit, Hernandez-tha Signorini dhe Elisa e emocionuar iu drejtua: ‘Oh jooo, Alfonso, nuk duhet ta kishe thënë’.

sfidanti.al