Thashethemet në rrjetet sociale vërtetohen, Galinari i fejuari i gazetares sportive

Eleonora Boi është një personazh i njohur në botën sportive italiane, pasi është një gazetare që mbulon këtë fushë. Së fundmi në rrjetet sociale, gazetarja bukuroshe është folur shpesh për një lidhje dashurie me basketbollistin e Los Anxheles Klipers, Danilo Galinari që në këtë periudhë po bën paraqitje mjaft të mira në kampionatin e NBA në një kohë që sezoni i rregullt po shkon drejt përfundimit.

Duket se ajo cfarë po thuhet në rrjetet sociale po rezulton se është e vërtetë dhe konfirmimi erdhi edhe nga vetë Galinari teksa e pranoi këtë lidhje në një intervistë për Sportëeek. ‘Jam lidhur me Eleonora Boi-kishte deklaruar Galinari, ndërkohë që gazetarja sportive ka shkuar në Los Anxheles për të ndjekur cdo ndeshje të NBA të basketbollistit të Los Anxheles Klipers

sfidanti.al