Tevez vendos para Kinës, martohet me të dashurën e “përjetshme”

E njihte dhe e dashuronte prej gati 20 vjetësh. Karlos Tevez u mendua gjatë dhe Vanesa Mansija diti të priste thuajse pa fund, derisa erdhi dita për të vënë kurorë. Sulmuesi argjentinas u martua me të dashurën e tij “të përjetshme” në Buenos Aires, ndërsa pritet që të shkojë në Kinë ku të fitojë një rrogë astronomike prej 700 mijë eurosh në javë, dhe të bëhet lojtari më i paguar në botë. Tevez u njoh me Vanesën kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa vuri unazën tani që është 32. Një histori e gjatë, por Vanesa mbeti e vetmja në zemrën e tij. Dasma pritet të zgjasë 4 ditë dhe dasmorët të jenë 250, në stilin më tradicional të martesave në fshatrat e Shqipërisë.