Ter Shtegen bëhet baba; gjermani I prezantoi botës të birin Ben

Mark Andre Ter Shtegen bëhet baba. Bashkëshortja e tij solli në jetë në 28 dhjetor fëmijën e tyre, një djalë të cilën e quajtën Ben. Ishte vetë portieri I Barcelonës që e konfirmoi lajmin për ndjekësit e tijn në rrjetet sociale ku postoi foton që tregonte momentin e rëndësishëm të jetës së 27  vjecarit të shoqëruar me një mesazh emotiv.

‘Një ditë e paharrueshme në jetët tona. Mirëseerdhe në botë dhe në familjen tonë , Ben Ter Shtegen. Të duam shumë-shkruante në mesazhin e tij portieri I Barcelonës që nuk harroi të shkruajë edhe datën e lindjes të shoqëruar nga një zemër

Ben Ter Shtegen do të rritet në Barcelonë, ku cifti jeton falë edhe Mark Andre  Ter Shtegen që është pjesë e klubit katalanas. Vogëlushi pritet të jetë një motivacion ekstra për portierin gjerman I cili padyshim do të kërkojë t’I bëjë djalit të tij ndonjë trofe të rëndësishëm

Sfidanti.al