Skandal ne NFL; feste ‘alla Mejuedher’ e kuoterbekut te Dallas Cowboys.

Floid Mejuedher eshte mbreti i festave? Apo eshte Usain Bolt? Pergjigjja mund te jete ‘po’ ne te dyja rastet, por eshte edhe dikush tjeter qe nuk mbetet pas. Behet fjale per kuoterbekun e Dallas Cowboys, Dak Prescott.

Ky i fundit ne jahtin e tij organizoi nje feste ku birra dhe shampanja  derdhej lume, nderkohe qe nuk munguan femrat e bukura te veshura me bikini. Dhe jo vetem kaq, ne kete feste nuk mund te mungonin dollaret e shperndare gjithandej neper dysheme.

Video e festes tashme eshte publikuar ne rrjetet sociale dhe ne fundin e saj kishte nje sesion te firmosjes se autografeve ne fanelat zyrtare te Dak Preskot.  Tashme ne SHBA ka shperthyer skandali dhe priten shpjegime nga ana e drejtuesve te Dallas Cowboys.

Sfidanti.al