Sinner konfirmon historinë e dashurisë me Maria Braccinin: Por sporti është prioriteti im

Dukej se ishte vetëm një thashethem, por është e vërtetë. Edhe Jannik Sinner e ka dhuruar zemrën e tij. Lidhja e tenistit të talentuar me influenceren Maria Braccini është konfirmuar dhe ka nisur që në muajin shtator

Sipas Sinner,  e dashura e tij 21 vjecare është një vajzë e thjeshtë dhe që ende nuk preferon të prononcohet për  lajmet rreth jetës së saj sentimentale. ‘Sigurisht që është e mundur që të jetosh një lidhje sentimentale duke u marrë me këtë sport-tha Sinner  për Rai Sud Tirolo kur u pyet për historinë e tij të dashurisë-jemi bashkë që nga muaji shtator, e di që sporti është prioriteti im absolut. E di se për cfarë ka nevojë një sportist, është një tip i qetë dhe nuk më ushtron presion’.

Sfidanti.al