Shvajni dhe Ana kanë gjetur parajsën pas kalimit në Amerikë

Bastian Shvajnshtajger kaptoi Atlantikun për të vazhduar profesionin e tij, futbollin, por në Amerikë gjeti vërtet Amerikën. Së bashku me gruan e tij të bukur, Ana Ivanoviçin, veterani gjerman po shijon kënaqësitë që të jep jeta thuajse prej pensionisti falë “trashëgimisë nga Europa”, ndërsa futbollin amerikan duket se e ka “bukë e djathtë”. Nuk mund të ishte ndryshe për një yll që ka dalë kampion i botës me Gjermaninë dhe kampion i Europës me Bajernin.

Së fundi, Shvajni dhe Ana shkuan në Arenën e Çikagos ku luhej një ndeshje e hokejit në akull për ligën NHL. Çikago Blekhoks-Nashvil Predejtërs (Predators). Mediat shkruanin me shaka se çifti ishte “në akull të hollë” (in thin ice), shprehje që do të thotë se për ta jeta në Amerikë nuk është dimër, por pranverë. Ata të dy e patën mendjen edhe tek njëri-tjetri, jo vetëm tek ndeshja, dhe fotot kapën çastin kur Ana e puthi në faqe burrin e saj. Për fat të keq, Blekhoks humbi 0-1, ndonëse mbetet me shpresë në këtë plej of. Jo më kot ka dalë kampione në 2013 dhe 2015.

Sfidanti.alivanovic shvajni1