Shtutgarti do të jetë turneu i parë i Maria Sharapovës pas pezullimit

Organizatori i turneut të Çmimit të Madh të Porshesë në Shtutgart bëri të ditur se kthimi i tenistes së njohur ruse, Maria Sharapova, do të ndodhë në këtë eveniment. “Maria, më 26 prill 2017, do të mund të kthehet në tenisin profesionist. Kjo do të ndodhë në turneun e Çmimit të Madh të Porshesë, në Shtutgart, që do të shënojë edhe 40-vjetorin e këtij turneu, kështu që dashamirësit e saj (Sharapovës) do të jenë të entuziazmuar, kur ta shohin atë përsëri në fushën e tenisit”, tha, dje, drejtori ekzekutiv i turneut në fjalë, Stiv Simon.

Sharapova, gjatë viteve 2012-2014, e ka fituar tri herë me radhë këtë turne në Shtutgart, kështu që ajo është ë gëzuar që do të kthehet në fushën e tenisit, pikërisht, në këtë turne. “Nuk mund të jem më e lumtur që ndeshjen time të parë do ta zhvillojë në një nga turnetë e mia më të dashur”, thotë vetë Sharapova.

Sfidanti.al