Shpërthejnë polemikat për një video intime të Hamilton dhe Nikol Sherzinger

Këtë të hënë nisi faza parasezonale e Botërorit të Formula 1. pilotët më të mirë të botës zbritën në pistën e Montmelo në Barcelonë dhe këtu përfshihet edhe kampioni i botës, Ljuis Hamilton për të kryer testet. Por britaniku përvec faktit se është rivali për t’u mundur në këtë sezon, është shndërruar në një lajm për dicka jo fort të këndshme. Mësohet se në orët e fundit hakera kanë arritur të gjejnë një video intime të Hamilton me ish të dashurën e tij, këngëtaren Nikol Sherzinger.

Në atë video, që u fshi shumë shpejt, dukej cifti teksa puthej e përqafohej në shtrat. Video ishte e gjatë 2 minuta e 30 sekonda dhe u klikua 300 mijë herë përpara se të zhdukej nga interneti. Hamilton nuk është prononcuar në lidhje me këtë polemikë, ndërkohë që e kundërta ndodhi me Sherzinger që duket se është prekur shumë nga ky fakt.
‘Nikol është ndjerë keq që këto imazhe dolen në internet. ato nuk ishin për publikun-tregon për The Sun, një burim pranë artistet.

Ljuis Hamilton dhe Nikol Sherzinger ishin në një lidhje dashurie nga 2007 deri në 2015 kur vendosën t’i japin fund historisë së tyre romantike.
sfidanti.al