Shokon Uejn Runi: Humba 800 mijë Euro në 5 muaj në baste online

Paratë për Uejn Runin nuk kanë qenë asnjëherë një problem, por kur ishte më I ri, e humbi kontrollin e gjendjes ekonomike. Sipas asaj që publikon tabloidi britanik ‘The Sun’, Runi pranoi se kishte pësuar humbje të mëdha ekonomike që kushtëzuan edhe paraqitjet e tij në fushën e lojës me Mancester Junajtid dhe Kombëtares angleze

Fajin për këtë e kishin bastet online. Kur ishte pjesë e Djajve të Kuq, Runi ishtë në formën maksimale dhe përfitonte 350 mijë Euro në javë. Të pasurit kaq shumë para dhe telefoni në dorë bënë që Runi të binte pre e tundimit duke humbur 800 mijë Euro në 5 muaj. Runi u thith nga një tunel që dukej sikur nuk kishte dalje. Futbollisti ia vuri fajin mërzisë dhe ekzistencës së aplikacioneve për humbjet e tij, por ai e kishte bërë një ‘trimëri’ të tillë edhe në 2008 kur për 2 orë në një kazino humbi 75 mijë Euro.

Tani Runi është bërë pjesë e fushatës sensibilizuese  në luftën kundër kumarit ‘Stay in Control’ të 32Red duke treguar historinë e tij.

‘Isha një djalë I ri që sapo kishte fituar shumë para-tregon Runi-Kur je në transfertë me Mancester Junajtid duhet të rrish në hotel. Ndërsa me Anglinë ishe I bllokuar 7-10 ditë. Mërziteshe dhe duhej të bëje dicka. Në atë kohë kumari ishte një ndër mënyrat që unë të kaloja kohën e lirë. Ishte e lehtë të vijë baste me telefon, nuk më dukeshin si para të vërteta. Nuk ishte sit ë shkoje në një pikë bastes ku ishte e pamundur të investoje më shumë se një kufi I përcaktuar. Në fillim fitova dhe unë mendova se do të bëja para me shumë lehtësi. Por më pas vesi I lojës më thithi të gjithin dhe unë humba gjithcka’.

Ylli aktual I Derbi Kauntit në këtë pikë e pa të nevojshme që të rifitonte cfarë kishte humbur

‘U përpoqa që të fitoja paratë e mia,por humbjet e pësuara kushtëzuan formën time kur zbrisja në fushën e lojës-vijoi Runi-kështu që rreshta së luajturi. Mësova nga gabimet e mia’.

Sfidanti.al