Sharlot Springer, modelja që shpreson fitoren e Ligës së Kampioneve nga Çelsi

Sharlote Springer, modelja britanike, një tifoze fanatike e Çelsit, po pret me padyri të shohë skuadrën e saj të zemrës që të kualifikohet për në 1/8 e finaleve të Ligës së kampioneve, një objektiv që Blutë e Londrës I janë afruar pas barazimit 3-3 me Romën. Idhulli i saj ka qenë pikërisht Zhoze Murinjo, që në fund rezultoi se e zhgënjeu bukuroshen anglese. Ai që i riktheu iluzionet e sukseseve Sharlotës ishte pikërisht Antonio Konte i cili në vitin e tij të parë të Premier Ligës arrriti të fitojë titullin kampion. Tani pritshmëritë e Sharlotës për Blutë është fitorja e Ligës së Kampioneve, pavarësisht startit jo shumë të mirë të kampionatit. Ndërkaq, Sharlotë vijon karrierën e saj të suksesshme në fiushën e modelingut dhe ajo është ndër 5 modelet më të preferuara për anglezët

Sfidanti.al