‘Salah for president’; sulmuesi i Liverpulit mori 1 mln vota si “president”

Mohamed Salah është një idhull i vërtetë në Egjipt aq sa një pjesë e popullsisë e sheh edhe si presidentin e vendit. në fakt në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vendin afrikan 1 milionë persona ose 5% e votuesve kishin votuar për Salah edhe pse futbollisti nuk ishte në listën e kandidatëve. Këta persona mnë fletën etyre të votimit kishin shënuar me dorë emrin e Salah në fletën e votimit duke bërë që ai të renditet në vendin e dytë duke lënë pas kandidatin tjetër Musa Mustafa Musa, ndërkohë që fitorja me 92% të votave i shkoi Abdel Fatah al sisi që u konfirmua në krye të shtetit egjiptian.

Mohamed Salah, pasi iu afrua fitores në Kupën e Afrikës, drejtoi përfaqësuesen e vendit të tij drejt kualifikimit historik në Botërorin e Rusisë, dicka që Egjipti nuk e arrinte që nga viti 1990. Salah që po përjeton një sezon fantastik ,duke qenë në garë për Këpucën e Artë, që sot mund të konsiderohet edhe si fituesi morar i zgjedhjeve presidenciale egjiptiane.

sfidanti.al