Rozher Federeri – “Burri më me stil i vitit”

Tenisti më me shumë trofe në turnetë Grand Slam, zvicerani Rozher Federer, u zgjodh, për herë të parë, si “Burri më me stil i vitit” nga revista “GQ”. “Rozheri është një njeri elegant dhe, deri sa në favor të tij votuan aq shumë njerëz, mund të themi se ai është burri më elegant”, deklaroi kryeredaktori i revistës së lartpërmendur. Federeri, në fushën e elegancës, doli para aktorit Tim Hidëllston që zuri vendin e dytë, por më një diferencë të madhe pikësh.