Ronaldo s’pyet për evazionin fiskal, prezanton kapricion.. një makinë prej 2.5 mln Euro

Në Spanjë hetohet për evazion fiskal, por kjo mesa duket nuk paska shumë rëndësi për Cristiano Ronaldo i cili vazhdon të paguajë shuma të mëdha për të plotësuar tekat e tij. kapricio e re e yllit të Realit të Madridit është një makinë e tipit Bughatti Chiron, foton e së cilës, portugezi e publikoi në profilin e tij në Instagram. ‘Një bishë e re erdhi në shtëpi, Bugatti Chiron-shkruan 32 vjecari në postimin e tij. Bugatti Chiron konsiderohet si një ndër makinat më të shpejta në botë. Ka një motor me 1500 kuaj fuqi dhe hapja e gazit nga 0 në 100 km/h ndodh për vetëm 2.4 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë kjo është 420 km/h, ndërkohë që vlera në treg është plot 2.5 milionë Euro. E dhëna që ngjall më shumë interes për këtë makinë është se në botë janë vetëm 500 ekzemplarë.

sfidanti.al