Ronaldo, një “Top të Artë” dhe për golat e ..seksit!

Në vitin 2007, kur Cristiano Ronaldo, asaj kohe 22 vjeçar luante ende te Manchester United dhe nuk ishte akoma kampioni absolut që është sot, u përfshi në një skandal seksual me disa prej shokëve të skuadrës, mes të cilëve Nani dhe Tevez. Tabloidet britanike bënë naming kur në vijim të një interviste të dhënë për “News of the World”, Juliana Baltrusch, deklaroi se ishte prenotuar bashkë me pesë vajza të tjera për të festuar fitoren ndaj Tottenham. Një orgji me seks dhe alkol që zgjati rreth katër orë mes dhomës dhe pishinës.