Ronaldo ia del të driblojë dhjetëra policë me semafor të kuq!

Jemi në Spanjë dhe mund të ndodhin çudira, edhe pse bëhet fjalë për një vend të Bashkimit Europian. Ndryshe nga Gjermania, Britania, SHBA apo Kanadaja, një personalitet mundet edhe të shkelë rregullat në Madrid dhe të mos i hyjë “gjemb” në këmbë. Flitet për një personalitet të futbollit, Kristiano Ronaldon, i cili bëri një gabim të ndëshkueshëm, por që edhe pse u vu re nga policia, nuk u gjobit.

Ylli i Realit u tregua mospërfillës ndaj semaforit që tregonte dritën e kuqe, dhe kaloi duke shkelur rregullat, ndërsa qytetarët e tjerë në timonin e makinave të tyre, vazhduan të prisnin. Fotografi i gazetës madrilene, “Marka” nuk gaboi, por fiksoi momentet kur Audi i portugezit kaloi semaforin me të kuqe, dhe po ashtu fiksoi edhe dhjetëra policë që ndodheshin aty pranë dhe që bënë sikur nuk panë gjë. Na kujtohet Oto Rehagel kur fitoi titullin kampion të Europës me Greqinë në 2004 dhe që iu dha leja në Athinë të kalonte me makinë në korsinë e autobusëve. Veçse, ka një ndryshim, për trajnerin gjerman u bë një përjashtim me dakordësinë e policisë!

Sfidanti.alronaldo semafori2