Ronaldo, gjithnjë mes rekordesh, në kyc një orë prej rreth 500 mijë Eurosh

Në fushën e lojës apo jo, Cristiano Ronaldo është gjithnjë njeri i rekordeve. Portugezi është jashtëtokësor për lojën e tij, por edhe për shpenzimet teksa ka një koleksion me makinat sportive më luksoze dhe më të kushtueshme, ndërkohë që nuk mbetet prapa as për aksesorët sic janë orët, një tjetër pasion i madh i 35 vjecarit. Kështu ylli i Juventusit është parë shpesh të mbajë në kycin e dorës orë të kushtuesheshme shpesh të mbuluar me diamantë.

Mes tyre është edhe ora Rolex më i kushtueshëm në botë dhe bëhet fjalë për modelin GMT Master II  që është prej ari të bardhë dhe  i mbuluar krejtësisht me diamantë dhe me një kosto prej 442100 Euro. Është një orë që edhe Georgina e vendos me shumë dëshirë në kycin e dorës në shumë raste madje edhe është fotografuar me të

Sfidanti.al