Ronaldinjo, tani edhe rapper, bashkëpunim me këngëtarin Zhorzh Versijo

Ronaldinho si një brazilian që është po e shijon në maksimum jetën pas tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur. Së fundmi ish fantazisti i Paris Sën Zhermenit, Barcelonës dhe Milanit u prezantoi ndjekësve të tij në rrjetet sociale projektin e ri për pasionin tjetër të tij të madh; muzikës

Ylli i futbollit brazilian bashkëpunoi me këngëtarin Zhorzh Versijo në këngën e tij më të fundit të titulluar ‘Garra’ me Ronaldinjon që shfaqet në rolin e rapperit, një këngë kjo që duket se po korr sukses në Brazil. ish futbollisti publikoi një copëz të kësaj kënge në profilin e tij në Instagram.

Teksti i këngës ‘Garra’ është një mesazh për të gjithë shtetasit brazilianë që t’u kërkojnë qeveritarëve më shumë ndershmëri e transparencë, pas një periudhe plot skandale të korrupsionit në politikë që ka përfshirë vendin.
Ndërkaq, Ronaldinjo, përvec projektit të tij muzikor, po punon për hapjen e një akademie të futbollit në qytetin Fortalesa të cilën do ta përurojë në 6 maj.

sfidanti.al