Robin Krasniqi gjen “muzën” për titullin, bukuroshen Hajdi!

Ai është shqiptar nga Kosova me origjinë, por padyshim i identifikuar me vendin ku u vendos në moshë të vogël dhe ku u rrit, Gjermaninë. Robin Krasniqi, lindur me emrin Haxhi, do të provojë për herë të fundit të kurorëzojë ëndrrën e jetës, të fitojë titullin botëror, dhe duket se këtë radhë ka gjetur “armën” e duhur.

Në krah të tij është e dashura, Hajdi, një vajzë 27-vjeçare zvicerane, e cila jo vetëm i jep dashuri, ngrohtësi dhe ekuilibër, por edhe e ndihmon duke qenë specialiste për ushqimin, pra për dietën. “Hajdi më motivon edhe më shumë thotë Krasniqi 31-vjeçar, – këtë herë, jam gati me gjithçka që duhet”.

Robin Krasniqi provoi dy herë të dilte kampion i botës, por dështoi. Këtë herë do ta nisë nga prova për titullin europian, në sfidën ndaj rusit 33-vjeçar Kashtanov në Bad Tëlc të Bavarisë. “Kurrë më parë një bavarez nuk ka qenë kampion i botës, – thotë Robini, – unë dua që të bëhem i pari”.

Sfidanti.al