Roberto Carlos rrezikon 3 muaj burg, nuk pagoi pensionin ushqimor për fëmijët

Probleme juridike për Roberto Carlos. Ish futbollisti i Realit të Madridit dhe përfaqësueses braziliane është ndëshkuar nga një gjykatës në vendin e tij të lindjes pasi nuk i pagoi pensionin ushqimor  për 2 prej fëmijëve të tij që i ka me ish bashkëshorten Barbara Thurler, lajm që bëhet i ditur nga ‘O Dia’ dhe ‘Globoesporte’. Të dyja palët kanë konfirmuar se tashmë procesi gjyësor ka nisur, por që ështëmbajtur sekret. Sipas Kodit të ri civil në Brazil, debitori i pensionit ushqimor për fëmijët mund të dënohet deri me 3 muajburg nëse shpallet fajtor.

sfidanti.al