Ribashkohet MSN; në festën e 10 vjetorit të martesës së Luis Suarez

Luis Suarez dhe bashkëshortja e tij Sofia Balbi janë në Uruguaj ku rinpovuan betimet e tyre martesore në një ceremoni që kishte shumë yje mes të cilëve iste edhe Lionel Messi. Festa ishte për 10 vjetoriun e martesës së Suarez dhe Sofia Balbit dhe u zhvillua në një kompleks turistik pranë qytetit bregdetar Maldonado, 130 km larg Montevideos.

Ishte një event ku kishte shumë të apasionuar pas futbollit, përfshi këtu edhe ata që veshin fanelën e Barcelonës si Serxhio Buskets dhe Xhordi Alba që ishin bashkë me fituesin e Topit të Artë Lionel Messi dhe bashkëshorten e ketij të fundit, Antonella Rocuzzo. Një tjetër I ftuar në këtë event ishte edhe braziliani Neymar që për një moment mundësoi riformimin e së famshmes MSN.

Luis Suarez dhe Sofia Balbi që kanë 3 fëmijë, shkëmbyen unazat e tyre me flori të bardhë dhe diamante dhe ku  në to ishin gdhendur emrat e tyre respektivë

Sfidanti.al