Reali mundej, Sergio Ramosi xhironte dokumentarin!

Ishte padyshim një rastësi fatkeqe, që mund t’i ndodhë çdo futbollisti në botë, sado i madh që të jetë. Sergio Ramosi kishte pranuar të xhiroheshin pjesë nga dokumentari për karrierën e tij, ndërsa Reali luante ndaj Ajaksit në “Bernabeu”. Tre kameramanë u ndodhën në zonën VIP (siç tregon fotoja), të rezervuar vetëm për kapitenin, me detyrën që të filmonin çdo reagim të tij gjatë ndeshjes së Championsit. Dokumentari për Ramosin po xhirohet nga kompania Amazon.

Kontrasti i momentit nuk mund të bëhej më i madh, për shkak se Reali u turpërua dhe u eleminua nga Championsi, ndërsa vetë Ramosi mund të quhet fajtor për shkak të kartonit të verdhë që e mori me dashje, duke rënduar situatën e tij me deklaratat pas ndeshjes së parë në Amsterdam. Kjo bëri që UEFA ta dënojë me dy ndeshje pezullim. Nëse kapiteni do të kishte qenë në fushë, ndoshta Reali mund t’ia kishte dalë.

Sfidanti.al