Radamel Falcao , sërish baba, vjen në jetë fëmija i katërt

Radamel Falcao po kalon një moment shumë të mirë në aspektin personal. Pas pushimeve fantastike që kaloi në plazh me familjen e tij, kolumbiani në mëngjesin e së enjtes konfirmoi se ai dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Loreleo Taron janë bërë prindër për herë të katërt. Fëmija është djalë dhe është i pari i gjinisë mashkull pas 3 vajzave të para të ciftit

Vogëlushi u pagëzua me emrin Jedidiah  që sic shpjegoi vetë futbollisti do të thotë se ‘i dashur nga zoti’

‘Falenderojmë Zotin për ardhjen në jetë të Jedidiah Falcao. Fëmija ynë lindi në Stamboll në 10:58 të mëngjesit. Lore, vajzat dhe unë jemi shumë të lumtur për lindjen e tij-shkruante Falcao në rrjetet sociale teksa publikoi edhe një sërë fotosh të momentin të këndshëm

Sfidanti.al