PSV Eindhoven, Mario Goetze investon në…kanabis

Mario Goetze zbulon kanabisin, por jo për përdorim vetjak. Futbollisti gjerman në fakt është bërë protagonist i faqeve te para në median gjermane për investimin e bërë prej tij te Sanity Group, një kompani që prodhon produkte kozmetike me bazë kanabisin mjekësor CBD.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja Handelsblatt sipas së  cilës Sanity Group ka marrë 25 milionë Euro nga disa investitorë  që e financuan. Mario Goetze, që aktualisht është pjesë e PSV Eindhoven pas një etape të dytë jot ë suksesshme te Borussia Dortmund, nuk është I vetmi personazh i njohur që beson te potenciali i kësaj kompanie me seli në Berlin

Gjithnjë sipas ‘Handelsblatt’, te Sanity Group kanë investuar edhe emra të tillë si këngëtari i Black Eyed Peas, Will.I.am, Jonas Hummels, vëllai I mbrojtësit Matts Hummels apo ish futbollisti i Hamburgut Dennis Aogo.

Sfidanti.al