Pike kënaqet me Shakirën, në “shtëpinë e gruas”, në Kolumbi!

Duhet shkuar ndonjëherë edhe në “fshatin e gruas”. Gerard Pike vendosi ta bënte një vizitë, me Shakirën për krahu, ndërsa kaloi Atlantikun për në Amerikën e Jugut. “Fshati i gruas” nuk është aspak fshat, por qyteti Barrankija (Barranquilla), në Kolumbi, dhe në buzë Detit të Karaibeve. Do të jenë pushime të këndshme për qendërmbrojtësin e Barcelonës, aq më tepër që ai ka marrë leje për 2 javë, kohë gjatë së cilës Pike do të përpiqet të “karikojë” bateritë për të qenë gati për “sulm” ndaj trofeve të mëdhenj në gjysmën e dytë të sezonit. Katalanasi u fotografua duke firmosur autografe për tifozët që kishin fanelat e Atletiko Zhuniorsit, ekipit të qytetit, ndërsa edhe Shakira më parë ka postuar e veshur me atë fanelë.