Pas ndarjes me Bruna Marquezine; Neymar, lidhje me Demi Lovaton?

Që nga ndarja me Bruna Marquezine, Neymar Jr ka qenë në qendër të vëmendjes së kronikave rozë. Në disa raste emri i tij është përmenur për lidhje të mundshme mne bukuroshe të ndryshme dhe kësaj liste tani i shtohet edhe Demi Lovato. Zërat për një histori dashurie mea futbollistit dhe këngëtares amerikane me baba spanjoll kanë filluar të qarkullojnë për shkak të 2 treguesve;  Lovato dhe ‘Ney’ janë bërë ndjekës të njëri-tjetrit në rrjetet sociale në të njëjtën kohë.

Së dyti, Neymar publikoi një video ku ai  shfaqej duke mbajtur ritmin e këngës së fundit të Lovatos ‘Sorry not Sorry’ të shoqëruar me mesazhin: ‘Demi, më pëlqen kënga jote e re’ ndërkohë që i dërgoi edhe një puthje. Këngëtarja amerikane nuk priti shumë për t’i kthyer përgjigje Neymar duke i thënë: ‘Kjo është ndër më ‘Cool’, faleminderit Neymar’. Vlen të theksohet se në krahun tjetër, Bruna Marquezine është bërë ndjekëse e Nick Jonas, këngëtari i bandës amerikane ‘Jonas Brothers’.

sfidanti.al