Një Varan për titullin Miss Franca, është motra e mbrojtësit të Real Madrid

Quhet Anabel Varan dhe është e destinuar të gëzojë shumë popullaritet ashtu si vëllai i saj Rafael, kampion bote me Francën dhe që është në radhët e Realit të madridit. Kjo jo për aftësitë e saj në lojën e futbollit, por për bukurinë e jashtëzakonshmes. Anabel në fakt është një prej favoriteve për të fituar konkursin më të famshëm të bukurisë, Miss Franca, një eveniment ky që për herë të parë ka një juri të përbërë vetëm nga femra

Anabel, 19 vjecare, është më e vogla në familjen e saj dhe përfaqëson rajonin Norte-Pas de Calais ku ajo edhe jeton. Është studente në Fakultetin e së Drejtës dhe Administrimit  dhe një prej objektivave të saj është që të hyjë në botën e biznesit, por ajo nuk e përjashton mindësinë që të ushtrojë profesionin e gazetares apo avokates.

Pika më e dobët e saj janë pikërisht flokët. ‘gjithnjë u them parukierëve se dua flokë me shumë volum-tregon bukuroshja franceze për ‘Le Parisien’ duke shtuar se ndihet krenare që përfaqëson diversitetin e rajonit të sajh

Anabel e përkufizon veten si një person shumë spontan, dicka që sipas saj mund të jete një defekt. bnë të njëjtën kohë ajo pohon se është admiruese e sportit që nga basketbolli deri te noti e atletika dhe preferon të mos tregojë nëse është në një lidhje dashurie.

sfidanti.al