Nga skitë në ekranet e kinemasë? Lindsi Von hedh sytë nga Hollivudi

Lindsi Von e mbylli karrierën sportive si skiatore profesioniste duke fituar medaljen e bronztë në garën e fundit të botërorit të Skive në Suedi;atë të zbritjes së lirë. Përpara pak ditësh, amerikania u nderua edhe me Cmimin Shpirti Sportiv në mbrëmjen e ndarjes së cmimeve Laureus për dedikimin e saj të madh ndaj disiplinës së saj sportive

Tani ajo që mbetet të mësohet është se cfarë do të bëjë Vonn për të ardhmen dhe së fundmi po flitet për një përfshirje të mundshme të saj në projektet kinematografike, dicka që 34 vjecarja nuk e ka mohuar duke theksuar se ka lënë hapur shumë opsione pasi për të ajo që ka më shumë rëndësi është që të përjetojë sfida të reja.

sfidanti.al